Ndërmarrjet Publike Komunale kanë autonomi në shpenzimin e buxheteve të tyre dhe për këtë arsye janë të detyruara të kryejnë procedura transparente të prokurimit publik përmes të cilave do të zgjidhnin ofertat më të favorshme dhe operatorët
ekonomikë të cilët janë profesionistë dhe cilësorë në ofrimin e lëndës së prokurimit.

GGjithashtu, NP-të janë të obliguara për transparencë aktive në
organizimin e tyre të përgjithshëm të operacioneve në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë në përbërjen e tyre organizative, kompetencat, programin, pasqyrat financiare dhe rezultatet e operacioneve.
Shumica e fondeve të shpenzuara nga NP janë para të mbledhura nga qytetarët e komunës dhe në këtë mënyrë janë zotuar për të ofruar shërbime cilësore dhe në kohë që do të përmbushin nevojat e tyre.
Vlera e lartë e parave të shpenzuara nga Shërbimet Publike gjeneron nevojën për të monitoruar dhe vlerësuar operacionet e tyre si dhe identifikimin e rasteve të mundshme të abuzimit dhe operacioneve potencialisht korruptive.
Претплати се за мејл исвестување
Добиј ги најновите вести за натани и проекти во вашето електронско сандаче