Për nevojat e projektit “Qytetarët aktivë, një valë e re e ndryshimit në bashkësi”, financuar nga Olof Palme International Center, Qendra e bashkësisë së Komunës së Strugës, shpall:
Konkurs për angazhimin e Menaxherit Financiar të Projektit
Afati i aplikimit është 10 qershor 2022.
Lexoni më shumë rreth kualifikimeve të kërkuara dhe ngarkesës së punës.
Menaxher Financiar i Projektit
Përgjegjësitë e menaxherit financiar të projektit:
Përgatitja, grumbullimi dhe mirëmbajtja e të gjithë dokumentacionit administrativo-financiar.
Menaxhimi i projektit, Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me koordinatorin e projektit dhe mbështetje logjistike dhe programore në përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve.
Komunikimi dhe bashkëpunimi i rregullt me ekipin e QB Strugë, si dhe me bashkëpunëtorë dhe konsulentë të jashtëm.
Mbajtja e një shënimi ditor të detyrave të përfunduara.
-Aftësitë dhe kualifikimet:
-Së paku një (1) vit përvojë pune në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
-Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
-Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office, si dhe të platformave online ZOOM, Google Drive, Dropbox. Njohja dhe zotërimi i platformave, programeve, aplikacioneve të tjera do të konsiderohet përparësi.
– Aftësi për të planifikuar, organizuar dhe zbatuar aktivitete në një kohë të shkurtër.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
– Qëndrim profesional ndaj të gjitha palëve të përfshira.
– Posedimi i një diplome të arsimit të lartë.
Informacion në lidhje me angazhimin në punë:
Personi pritet të fillojë punën në qershor të vitit 2022, për një periudhë 7 mujore, me mundësi vazhdimi të kontratës.
Angazhimi do të realizohet me kontratë mbi vepër, me afat të caktuar, me mundësi vazhdimi.
Orari javor i punës është nga e hëna në të premte, 8 orë pune.
Dërgoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese (deri në 500 fjalë) në info@ccstruga.mk , me titull Aplikim për menaxher financiar të projektit.
Afati i aplikimit: 10 qershor 2022.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe do të thirren për intervistë.