Qendra e Bashkësisë së Komunës së Strugës publikon :
Thirrje për financim për AKSIONE TË VOGLA LOKALE
- Për Projektin “Qytetarë aktivë – një valë e re ndryshimesh në bashkësi”
Projekti: “ Qytetarë aktivë – një valë e re ndryshimesh në bashkësi” është implementuar në Qendrën e Bashkësisë së Komunës së Strugës në bashkëpunim me ABF Södra Småland dhe i financuar nga Olof Palme International Center.
Qëllimi i projektit është të krijojë një platformë që do të mundësojë integrimin, përfshirjen dhe ndryshimin shoqëror, do të bashkojë qytetarët me sfond të ndryshëm etnik, kulturor dhe socio-ekonomik për të punuar së bashku për të arritur ndryshimet lokale sociale dhe shoqërore. Si dhe organizimin e rretheve të studimit duke zbatuar modelin suedez të arsimit liberal për të rritur, që mundëson kohezion shoqëror, barazi dhe ndërton qytetarë aktivë.
Qëllimi i thirrjes për financimin e aksioneve të vogla lokale është krijimi i qytetarëve aktivë dhe grupeve qytetare që do të identifikonin dhe kontribuonin në zgjidhjen e një problemi lokal përmes angazhimit të tyre dhe duke inkurajuar angazhimin e bashkësisë.
- Korniza financiare
Buxheti i përgjithshëm për realizimin e aksioneve civile është 50.000 korona suedeze . Është planifikuar të mbështeten 5 aksione civile me një buxhet deri 60.000 denarë.
Aksionet duhet të synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit aktual që kanë qytetarët e komunës së Strugës ose zgjidhje për përmirësimin e situatës në komunë.
Thirrja është e destinuar për: Shoqatat e qytetarëve, Grupet joformale qytetare dhe Bashkësitë lokale.
Aksionet e pranueshme:
– Krijimi i qytetarëve aktivë dhe implementimi i ndërhyrjeve në fushat e Rretheve të studimit që zbatohen në kuadër të projektit në fushat: Të drejtat e njeriut, gjuha e urrejtjes, sipërmarrja sociale, aktivizmi qytetar, sporti dhe aktivizmi sportiv.
-Nxitja e aktivizmit qytetar që synon ndërhyrjet në zonat urbane dhe rurale dhe përmirësimin e hapësirës.
– Instalimi i pajisjeve urbane që do të lehtësonin jetën e qytetarëve.
-Inkurajimi i aktivizmit qytetar që synon ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
-Aksione të tjera në lidhje me aktivizimin e qytetarëve, ndërtimin e bërthamave të aktivistëve dhe kontribuimin në zgjidhjen e një problemi lokal.
Vendndodhja: Aktivitetet duhet të zbatohen në territorin e Komunës së Strugës
Korniza kohore e zbatimit: 3 muaj
Aktivitetet e pa pranueshme për financim:
– Honorare për koordinatorë ;
-Konferenca ose debate
-Aksionet që lidhen me partitë politike ose natyrën politike / partiake;
-Aksione që përqendrohen vetëm ose kryesisht në kërkime akademike;
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 09-07-2021 ora 23:59.
Gjuha e aplikimit: maqedonisht ose shqip
Aplikimi duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në gjoko.mileski@ccstruga.mk , me titullin e mesazhit: “Aplikim për aksion lokal”.