Qendra e Bashkësisë së Komunës së Strugës publikon :

Thirrje për financim për AKSIONE TË VOGLA LOKALE

Për Projektin “Qytetarë aktivë – një valë e re ndryshimesh në bashkësi” Projekti: “ Qytetarë aktivë – një valë e re ndryshimesh në bashkësi” është implementuar në Qendrën e Bashkësisë së Komunës së Strugës në bashkëpunim me ABF Södra Småland dhe i financuar nga Olof Palme International Center.

Qëllimi i projektit është të krijojë një platformë që do të mundësojë integrimin, përfshirjen dhe ndryshimin shoqëror, do të bashkojë qytetarët me sfond të ndryshëm etnik, kulturor dhe socio-ekonomik për të punuar së bashku për të arritur ndryshimet lokale sociale dhe shoqërore. Si dhe organizimin e rretheve të studimit duke zbatuar modelin suedez të arsimit liberal për të rritur, që mundëson kohezion shoqëror, barazi dhe ndërton qytetarë aktivë.

Qëllimi i thirrjes për financimin e aksioneve të vogla lokale është krijimi i qytetarëve aktivë dhe grupeve qytetare që do të identifikonin dhe kontribuonin në zgjidhjen e një problemi lokal përmes angazhimit të tyre dhe duke inkurajuar angazhimin e bashkësisë.

Korniza financiare

Buxheti i përgjithshëm për realizimin e aksioneve civile është 49.162 korona suedeze . Është planifikuar të mbështeten 4 aksione civile me një buxhet deri 72.646 denarë.

Aksionet duhet të synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit aktual që kanë qytetarët e komunës së Strugës ose zgjidhje për përmirësimin e situatës në komunë.

Thirrja është e destinuar për: Shoqatat e qytetarëve, Grupet joformale qytetare dhe Bashkësitë lokale.

Aksionet e pranueshme:

– Krijimi i qytetarëve aktivë dhe implementimi i ndërhyrjeve në fushat e Rretheve të studimit që zbatohen në kuadër të projektit në fushat: Të drejtat e njeriut, gjuha e urrejtjes, sipërmarrja sociale, aktivizmi qytetar, sporti dhe aktivizmi sportiv.

-Nxitja e aktivizmit qytetar që synon ndërhyrjet në zonat urbane dhe rurale dhe përmirësimin e hapësirës.

– Instalimi i pajisjeve urbane që do të lehtësonin jetën e qytetarëve. -Inkurajimi i aktivizmit qytetar që synon ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

-Aksione të tjera në lidhje me aktivizimin e qytetarëve, ndërtimin e bërthamave të aktivistëve dhe kontribuimin në zgjidhjen e një problemi lokal.

Vendndodhja: Aktivitetet duhet të zbatohen në territorin e Komunës së Strugës

Korniza kohore e zbatimit: 3 muaj

Aktivitetet e pa pranueshme për financim:

– Honorare për koordinatorë ;

-Konferenca ose debate;

-Aksione që lidhen me partitë politike ose natyrën politike / partiake;

-Aksione që përqendrohen vetëm ose kryesisht në kërkime akademike.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 05-08-2022 ora 23:59.

Gjuha e aplikimit: maqedonisht ose shqip

Aplikimi duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në info@ccstruga.mk , me titullin e mesazhit: “Aplikim për aksion lokal”.

 

Thirrje      Formulari për aplikim    Buxheti